E Merkura dita e demarkacionit i cili vjen me seancë të jashtëzakonshme!

Qeveria e Kosovës duket e vendosun që çashtjen e kufinit me Malin e Zi në versionin aktual me dërgue për ratifikim në Kuvend.

Pamvarësisht thirrjeve dhe kundërshtimeve të opozitës, kryeministri Isa Mustafa e ka në plan me çue deri në fund kërkesën edhe të Bashkimit Europian dhe së fundmi të Shteteve të Bashkueme t’Amerikës.

Burime të RTV Dukagjini kanë ba të ditun se Qeveria do të mblidhet të Merkurën n’orën 10:00 dhe do të miratojë e procedoi në Kuvend marrëveshjen me Malin e Zi.

Të njajtat burime kanë ba të ditun po ashtu se procedimi i demarkacionit do të bahet në nji seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe nuk do të priten procedurat e rregullta ta parapame me rregulloren e Kuvendit.

“Marrëveshja me Malin e Zi do të procedohet të Merkurën. Çdo gja asht gati. Qeveria ka me miratue atë dhe në Kuvend ka me shkue me procedurë të përshpejtueme konkretisht me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme mbasi nuk ka kohë që kjo çashtje të shkoi në procedurë të rregullt”, ka shpjegue ma tej burimi.
Opozita ka paralajmërue se nuk ka me lejue që në Kuvend me kalue kjo çashtje, madje kanë thanë se do të përdorin të njajtat metoda si kanë ba në të kaluemen në mënyrë që të mos kalojë kjo marrëveshje.

Së fundmi edhe kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj nëpërmjet nji video mesazhi i ka ba thirrje deputeteve të koalicionit në Qeveri që të votojnë kundër për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Deputetë të opozitës kanë shkue edhe ma larg tue thanë së përcaktimi i vijës kufitare në këtë format mund të çoj edhe deri në konflikt të armatosun me Malin e Zi.