E mshefta e grues ma të fuqishme të botës, që plot nuk e dijnë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet e mbajtuna të dje në Gjermani. Merkel e njoftun botnisht për karakterin e saj të fortë dhe si nji ndër ‘zojat e hekurta’ në politikë, ka nji të msheftë në jetën e saj personale, që jo të gjithë e dijnë.

Merkel asht martue dy herë, martesa e saj në 1977’ën me nji student fizike përfundoi në 1982’shin, ndërsa bashkëshorti i dytë asht nji profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer. Angela Merkel nuk ka fëmi, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritun nga nji martesë e maparshme.

Por, ajo që nuk e dini, ka të baj pikërisht me mbiemnin e saj!

Angela Merkel asht martue dy herë dhe në fakt mbiemni që mban asht ai i burrit të parë që e ka njoftë në universitet. E martueme me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcue në vitin 1982. Gjashtë vjet ma vonë, ajo u martue me profesorin e fizikës, Joachim Sauer, por tue mos e ndrrue kurrë mbiemnin e saj, shkruen opinion.al

Shperndaje në: