E ndaluen n’Itali, kjo asht deklarata e Shpend Ahmetit

shpend ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka demantue lajmin për arrestimin e tij në Itali.

Ahmeti ka ba të ditun se asht mirë dhe nuk ka të baj aspak me asnji arrestim apo ndalim të mundshëm nga autoritetet e sigurisë.

“Nuk jam i arrestuem dhe nuk asht i vërtetë lajmi. Jam shumë mirë”, ka thanë Ahmeti.

Ai në Facebook ka sqarue se bahej fjalë për nji person tjetër me këtë emën me vendbanim në Spanjë.