“E pakuptimtë që qytetarët paguejnë energjinë për Veriun”

Pagesa e energjisë elektrike nga ana e qytetarëve, për pjesën e Veriut të Mitrovicës po konsiderohet si diskriminuese.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thanë në RTK se, për këtë problem ka qenë në dijeni Autoriteti Rregullativ, madje në vitin 2012 kanë nënshkrue marrëveshje që qytetarët me u damtue në këtë drejtim.

Ai tha se çdo vit qytetarët e vendit kanë pague 8 milionë euro për energjinë e shpenzueme në veri, por nga viti 2012 del se KEK ka përfitue 40 milionë euro. Pra, kjo i bjen që qytetarët janë damtue dhe janë faturue ma shumë se që kanë shpenzue.

Jashari tha se kanë kërkue kompenzim për këtë çashtje që me ju kthye kompenzimi dhe këtë ai tha se duhet me ba me anë të gjykatave. Simbas tij, qytetarët nuk kanë arritë me kuptue asnjiherë këtë faturim nga ana e KEDS’it.

Shperndaje në: