E pranon edhe Obama: Po shoh tutë të amerikanët!

Presidenti Barack Obama bani thirrje kundër “nacionalizmit të përparuem” mbas fitores së Donald Trump.
Gjatë vizitës së tij të fundit si president nëpër Europë, Obama shprehu shqetësimin e tij për frigën e amerikanëve.

“Ju keni pa disa retorika në mesin e zyrtarëve republikanë. Nji pjesë e madhe e tyne janë problematike dhe fare të pa bazueme”, deklaroi Obama.

Ai shtoi se Trump i përdori këto retorika për me fitue vota të mjaftueshme.

“Shtetet e Europës, poashtu edhe Amerika, po konfrontohen me lëvizje populliste të bazueme në fgikë.

Udhëheqësit duhet të marrin parasysh mësimet nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dhe Brexit”, deklaroi Obama.

“Fillon tue shkaktue dallime dhe disorientime. Dhe nuk ka dyshim se kjo gjendje ka prodhue lëvizje populliste, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

Kjo nganjiherë përfundon tue ngrit çashtje të identiteti religjioz apo kulturor.

Amerikanët duhet të mbrohen nga këto tendenca”, u shpreh Obama.