E pranon Mustafa: S’i kemi votat për Demarkacionin!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranue se momentalisht nuk i kanë votat për me kalue marrëveshjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.
Ai këto komente i bani mbas pjesëmarrjes në konferencën CiviKos ku u fol për bashkëpunimin në mes të Shoqnisë Civile dhe Qeverisë.

Kreu i egzekutivit shtoi se nuk kanë heq dorë që kjo marrëveshje të procedohet deri në fund të vitit.

Kryeministri Mustafa i ka thanë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kerkojnë.