E pranon se ka dashtë me ba puç!

4 ditë mbas tentativës për grusht shteti në Turqi, autoritetet kanë marrë në pyetje 27 gjeneralët kryengritës. Mes tyne shkruen Anadolu, asht dhe nji ish-komandant i Forcave Ajrore turke, i cili simbas kësaj medie ka pranue planifikimin e grushtit ushtarak të shtetit të mbetun në tentativë.

Gen Akin Ozturk mendohet se u ka thanë hetuesve gjatë marrjes në pyetje se ai “kishte veprue me qëllim të organizonte nji grusht shteti”.

Anadolu shkruen se gjenerali ma parë e kishte mohue çdo përfshimje në përpjekjen për grusht shteti, dhe insistoi se kishte punue për me ndalue atë.