Kjo çka thotë Veseli për korrupcionin ka me ju befasue!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori pjesë në konferencën “Përforcimi i performancës së institucioneve të pamvaruna: Roli i Parlamentit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, organizue nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.
Veseli foli për bazën ligjore që Kuvendi i Kosovës ka krijue për institucionet e pamvaruna dhe rolin e tij mbikëqyrës në punën dhe funksionimin e tyne.

Kryeparlamentari tha se janë shenue hapa të randësishëm në këtë drejtim, por, simbas tij, ende mbesin shumë sfida që kerkojnë zgjidhje, të cilat kanë të bajnë me çashtje që prekin drejtpërdrejt funksionimin e tyne, si asht çashtja e financimit.

Ai tha se asht e nevojshme që kjo çashtje me u adresue me seriozitetin e kerkuem, për me pasë nji model të unifikuem dhe të stabilizuem të financimit të këtyne institucioneve.

Çashtje tjetër të ndjeshme, Veseli e konsideroi atë të emnimeve në pozitat drejtuese të institucioneve të pamvarura. Ai tha se Kuvendi ka krijue nji kornizë legjislative përmes të cilës garantohen standardet që kerkohen në procesin e këtyne emnimeve, transparencën, respektimin e meritave profesionale, mosndërhymjen politike, e të tjera.

Por, ai shtoi se kjo nuk mjafton.

“Për nji kohë të gjatë Kosova kritikohet për politizimin e institucioneve të pamvaruna. Fenomenet e tilla si nepotizmi dhe klientelizmi, të shfaquna në nivele të ndryshme, kanë damtue reputacionin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve.

Korrupsioni asht ngushtësisht i lidhun me këto fenomene.

Ato janë pengesa shumë serioze në konsolidimin e sistemit demokratik dhe ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, theksoi kryeparlamentari Veseli, ndërsa shtoi se nuk ka me qendrue i heshtun përballë tyne.

Kreu i Kuvendit kujtoi se në funksion të kësaj, gjatë muejit Gusht, në cilësi të kryetarit të Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe ambasadorin britanik në Kosovë, ka nënshkrue nji memorandum bashkëpunimi që adreson pikërisht këto çashtje.

 

2-veseli

 

3-veseli