E quejne “Hillary Clinton” kryetaren e re shqiptare te Kuvendit të Preshevës

ardita sinani

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, u zgjodh kryetare e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Zoja Sinani asht grueja e parë në historinë e këtij qytetit, e cila menaxhon nji parlamentet lokal.
Menjiherë mbas zgjedhjeve, zoja Sinani ka dhanë intervistë për Tanjug, tue thane se asht e lumtun që asht zgjedhe në këtë post.

Ekonomia asht problemi ma i madh i Presheves sot, tha ajo, dhe ftoi per ndihme dhe bashkëpunim Qeverinë e Serbisë për me  zhvillue këtë qytet.

Qytetarët e Preshevës u shprehen të kënaqun që për herë të parë në histori kanë nji femën në krye të qytetit.
“Kjo asht shumë mirë për ne, për shkak se ajo asht nji ‘Clinton’ në politikën tonë. Ajo asht e aftë dhe në presim se me te Presheva ka me ec përpara”, janë shpreh disa qytetarë te Preshevës për Tanjugun.
Ardita Sinani asht profesoresh e shkencave kompjuterike dhe punon në shkollën e mesme në Preshevë.
Filloi të merret me politikë para 10 vjete.
“Dëshira ime asht që Presheva me qenë nji vend i mirë për me jetue. Fëmitë tanë janë tue studiue jashtë vendit, por ata mbarojnë shkollat dhe kthehen në Preshevë për me investue njohunit e tyne në zhvillimin e këtij qyteti”, tha mes tjerash  per “Tanjug” zoja Ardita Sinani.