E quejnë tradhtar: Labi jau kujton votën që LDK ia dha Thaçit për president

Deputeti i AKR’s, Labinot Tahiri, ka shpërthye ndaj akuzave të nji komentuesi në Facebook, i cili e ka quejt tradhtar të elektoratit tue aludue në votën që ai mundet me dhanë pro Qeverisë Haradinaj.

Tahiri në profilin e tij në Facebook ka publikue nji status përmes së cilit ka ftue gurbeqarët sot në nji takim në palestrën sportive ‘Bill Clinton’. Por, aty nji komentues ka reague ndaj kësaj ftese të Labit tue e quejt atë ‘tradhtar’ të elektoratit, ku mandej iu ka ba thirrje gurbetqarëve që të bojkotojnë takimin e ftuem nga deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës.

Statusi i tij:

Haha, eu Daja Jakup breee, ku e morre kete te drejte mem qujt trathtar ti?! A je ne tok te bukes o Shqiptar?! A je i vet dishem sa ushtarit i kam ndihmu ne kete toke, e sa femijut e ti me quan trathtar!!

Sa per Elektorat, ta ka votu Isa Mustafa, Hashim Thaqin President dhe keni bo sefa…! Po mundoheni mu ba burra te mire mem qit prej Lojes, por nuk e keni ate forc se jam i ndertuar vet dhe prej Zotit e kam kete vullnet.

ju me heret se une keni bere kesi lojerash. Bile une nuk e kam rrejt askend per Ramushin…. e kam thene se e meriton me qene Kryminister, ndersa ti me keto rroba te UÇK-së po me quan Trathtar..!

O moree Daja Jakup, krejt Mirnjohjet me shtepi i kam prej USHTRISE, per kontributet kombetare e ti me quan trathtar edhe pse hala nuk e kam votu askend….!

Po me vjen keeq veq Ramushi, nuk e ka emrin Sheshel, e ti mi mbajt keto tesha ne trup nuk po te kuptoj! Zoti ju drejtofte!

a-43