E rrallë, Presidenti Obama bahet kryeredaktor i nji reviste

Si President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Presidenti Obama takohet rregullisht me përfaqësues të mediave.

Por, gjatë këtij mueji, përveç detyrës si President i shtetit ma të fuqishëm të botës, Obama ka pasë edhe nji detyrë tjetër: kryeredaktor i nji reviste.

Bahet fjalë për revistën ‘Wired’ tue shënue madje edhe nji rekord, mbasi asht i pari President në detyrë që drejton nji revistë.

Në numrin e muejit Nandor, që ka me dalë online më 18 Tetor, Obama analizon 5 kufijtë për shkencën dhe teknologjinë.

auto_screenshot_151476636718