E thotë BE: Pa demarkacion s’ka liberalizim

Shqyrtimi i parë i ministrave të mbrendshëm të BE’s për liberalizimin e vizave për Kosovën ka përfundue pa nji marrëveshje përfundimtare, por nga Brukseli thuhet se ka dy kushte për Kosovën, demarkacioni i kufinit me Malin e Zi dhe luftën efikase kundër krimit të organizuem.

Ministrat e mbrendshëm të BE’s kanë diskutue liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Turqisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës pa nji marrëveshje përfundimtare.

Ky asht debati i parë ministror, mbasi Komisioni Evropian në fillim të Majit ka vlerësue se Kosova i ka plotësue kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka rekomandue heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova përmbushi shumicën e kushteve për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ka dy kushte. Ma s’pari Kosova duhet menjiherë me përmbushë kushtin e demarkacionit të kufinit me Malin e Zi. E dyta asht me tregue tregojë përparim në luftën e efektshme kundër krimit të organizuem në vend”, ka thanë Komisionari Europian për migrim dhe Punë të Mbrendshme, Dimitris Avramopoulos, shkruen Tanjug,

Edhe pse rekomandimi i Komisionit Europian në Kosovë ka krijue shpresa se qytetarët me pasaporta të Kosovës, gjatë kësaj vere kane me mund me udhëtue pa viza në zonën Schengen, nga Brukseli thuhet se korniza kohore nuk egziston ende.

“Procesi vendimmarrës asht në zhvillim e sipër, por në fund ajo asht e randësishme që vendet anëtarë me vendos. Na nuk kemi vendos për me ngadalësue procesin apo me u shtye gjanat”, tha sekretari i shtetit holandez për Siguri dhe Drejtësi, Klas Dijkhof.