E thotë edhe KEK’u: Kosova ka pshtue nga kriza energjetike

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka ba të ditun në nji konferencë për media të mbajtun në orët e mbasdites se KEK’u ka arritë marrëveshje, fillimisht me dy familje, e që i mundëson korporatës që me vazhdue nxjerrjen e qymyrit në katundin Shipitullë.

Kjo, simbas tij, eviton krizën energjetike, për të cilën ishte vet Gjuka që kishte alarmue para disa ditëve se Kosova mundet me u përballë me krizë energjetike, mbasi ka vetëm edhe dy javë rezerva qymyri.

“Sot kemi edhe dy familje, familja Grajçevci edhe Berisha, të cilët kanë reflektue pozitivisht, e kanë pranue ofertën e pregaditun disa muej ma herët. Por, pse e them këtu për arsye se këto dy familje kanë qenë në zonën e parë të punës të eskavimit të minierës apo zgjanimit të minierës….Kjo ofertë i mundëson KEK’ut që nga nesër nji pjesë e minierës në pjesën e naltme të fillojë me operime. Ju baj thirrje edhe banorëve të tjerë, që kanë ndërtesa apo shtëpi, ose konstrukte që po i quejmë profesionale për mënyrën që janë në atë pjesë që t’i bashkohen këtyne familjeve dhe ta debllokojnë situatën dhe të kalojmë këtë situatë, e cila nuk asht e lehtë”, tha Gjuka.