E thotë edhe Mustafa: Tenderat po i fitojnë vetëm disa kompani

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thanë se duhet me u luftue monopolet, mbasi që firmat e caktueme e kanë monopolizue tregun dhe se përfitues të tenderëve, vazhdojnë me qenë nji numër i vogël i kompanive, gja që flet për praktika të këqija.

“Na duhet të kemi kujdes dhe lidhun me shpërndamjen e investimeve. Sepse kam përshtypjen që firmat e caktueme e kanë monopolizue tregun, po marrin shumë tenderë, nji numër shumë i vogël i firmave, ndërkohë tjerat nuk po marrin. Këto janë tue respektue tanësisht ligjin, procedurat e prokurimit dhe shërbimet që i kryejnë këto punë. Por unë nuk mundem me i arsyetue që të ngushtojmë aq shumë numrin e përfituesve të tenderëve, sepse pastaj kjo mund të flet dhe për praktika të këqija”, ka theksue Mustafa.

Ai ka theksue se të gjitha ministritë të kenë kujdes, sa ma shumë operator privat me i trajtue në mënyrë të barabartë dhe me i dhanë shanset në kushte të barabarta me përfitue prej tenderëve, por tue respektue gjithmonë ligjin”, tha ai.

Mustafa tue fol për çashtjen e pensioneve për veteranët, tha se Qeveria asht kushtëzue nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që të zgjidhet ky problem. Ndërsa tha se në pajtueshmëni me FMN’n, kanë marrë vendim që vitin e ardhshëm të gjitha të dhanat sociale për këtë kategori, të mos i kapërcejnë 50 milionë euro, tue përshi pensionet për veteranë invalid dhe nevojat tjera.