E thotë edhe Trump: Uragani s’ka më përfundue mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thanë se uragani Irma që asht nis nga Oqeani Atlantik, nuk ka me përfundu mirë”.

Trump tha se ka qenë dhe asht i vëmendshëm rreth shkatërrimeve që po i ban uragani Irma, mirëpo tha se kanë me ba gjithçka që kanë me sigurue qytetarët nga goditja e uraganit.

“Na kemi diskutue shumë rreth kësaj çashtje, tue përfshi faktin se ky asht nji uragan i këtij tipi, i ri, që nuk ka ndodh ma parë”, ka thanë Trump, derisa konfirmoi se tashma rreziku ka arritë në Florida, Porto Riko dhe shumë vende të tjera, shkruen The Independent.

“Duket si diçka që nuk ka me përfundue mirë. Besomëni, jo mirë”, ka thanë Trump nga Zyra Ovale.

Irma, uragan i kategorisë së pestë, njani nga ma të fuqishmit që asht regjistrue deri tash që ka godit Oqeanin Atlantik, mirëpo tash po rrezikon edhe ishujt Karaibe, por edhe vendet e tjera të Amerikës.

Shperndaje në: