E thotë Putin: Inteligjenca Artificiale ka me dominue botën!

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë nji takimi me studentët me rastin e fillimit të vitit shkollor, theksoi drejtpërdrejtë se ai që ka me arrijt me qenë lider në sektorin e Inteligjencës Artificiale (IA) ka me pasë mundësinë me dominue botën.

“Inteligjenca Artificiale asht e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për krejt qenien njerëzore. Kjo sjell mundësi të mëdha, por edhe kërcënime që janë shumë të vështira m’u parashikue. Ai i cili ka m’u ba lider në këtë sektor ka me qenë sovrani i botës”, deklaroi Putin.

 

“Nëse ne do të bëhemi lider në këtë sektor do ta ndajmë këtë njohuri me të gjithë botën ashtu si bëjmë me teknologjinë bërthamore”, theksoi Presidenti rus.

 

Shperndaje në: