E vendos Veseli: Djali i Sami Lushtakut, kandidat i PDK’s për deputet

Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka me qenë në listën zgjedhore të PDK’s për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që kanë me u mbajtë me 11 Qershor.

Këtë lajm e ka dhanë nji burim mbrenda PDK’s. Simbas këtij burimi, kështu asht vendosë sot në takimin që kryetari i PDK, Kadri Veseli, ka pasë me zyrtarët e degës së kësaj partie në Skenderaj.

Mërgim Lushtaku aktualisht asht anëtar i bordit të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci dhe drejtor i Departamentit për Integrime Europiane dhe Koordinim të Politikave – DIEKP në Ministrinë e Administratës Publike./Epoka e Re/