E vërteta e takimit PAN-AKR

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka komentue raportimet e mediave për nji takim të mbramshëm të zhvilluem ndërmjet përfaqësuesve të PAN’it dhe atyne të AKR’s.

Ai në nji deklaratë të shkurtë për Gazeta Blic e ka mohue nji takim të tillë.

Simbas tij, nuk ka pasë kurrfarë takimi.

“As nuk asht takue, as nuk e ka ndërmend të takohet, me sa e di unë”, ka thanë ai.

Simbas tij, nuk ka kurrfarë marrëveshje me PAN’in.

Shperndaje në: