E vulos Kelmendi: S’ka zgjedhje të parakohshme!

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Komunën e Podujevës, Zavendëskryeministri i ri Ramiz Kelmendi, ka thanë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Simbas Kelmendit, LDK i ka numrat për votimin e buxhetit të Kosovës në Kuvend e nuk ka asnji të drejtë që koalicioni PDK-LDK të prishet.

Zavendëskryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, shtoi po ashtu se në mes të dy partive, gjithçka asht tue shkue mirë dhe se zgjedhje nuk do të ketë deri në ato të rregulltat të cilat janë lokalet në vitin 2017 dhe ato nacionale në vitin 2018.