E zbulon Baton Haxhiu, ky asht Donald Trumpi i Kosovës! (foto)

Në ditët e fundit të përfundimit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ma në fund duket se kosovarët e kanë gjetë Donald Trumpin e tyne.
Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Baton Haxhiu, ka gjetë shumë veti të kandidatit kontrovers amerikan te nji personalitet shumë i njohun në Kosovë.

Haxhiu asht i bindun se Veton Surroi asht personifikim i Donald Trumpit dhe mishëron krejt vlerat e tij, shkruen lajmi.net.

“Nuk ka kush që më përngjan në Trumpin më shumë se ky (Veton Surroi), edhe diskursi racist, edhe diskursi hakmarrës…”, ka thanë Haxhiu, ditë ma parë tue thurë analogji ndërmjet Surroit dhe Trumpit.

Por, kjo nuk asht e tana, Haxhiu në këtë intervistë shkon edhe ma larg.

“Edhe raportin me femna e ka sikur Trumpi”, ka shtue Haxhiu për Surroin.

Megjithatë, “Donald Trumpi” kosovar, sot ka dalë kundër Trumpit të vërtetë.

Ai ka publikue nji vështrim katër pikësh, nji lloj manuali se si duhet me votue shqiptaro-amerikanët.

Surroi në këtë vështrim, sugjeron shqiptaro-amerikanët që në asnji rrethanë të mos votojnë për Donald Trumpin.

Në këtë shkrim, Surroi e përshkruen Trumpin si nji politikan që në rast se i fiton zgjedhjet kame veprue në kundërshtim me interesat shqiptare në botë.

Trumpi i Kosovës, kerkon që shqiptaro-amerikanët me votue për Hillary Clintonin dhe jo Trumpin amerikan. Lajmi.net

 

surroi