E zbulon Kim: Ky asht synimi i Koresë Veriore!

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, i cituem nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA, konfirmoi sot se ishte pranë posedimit të nji arme bërthamore dhe kjo pamvarësisht sanksioneve ndërkombëtare, ndërkohë që objektivi final i shtetit komunist ishte arritja e ekuilibrimit të forcave me SHBA’n.

“Qëllimi final asht vendosja e nji ekuilibri të forcave me SHBA’n dhe për me detyrue drejtuesit amerikanë mos me guxue ma me parashikue nji mundësi ushtarake kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, deklaroi lideri koreano-verior.

Kim Jong-un theksoi se l’shimi i nji rakete me rreze të mesme veprimi Hwasong-12 mbi Japoni, kishte qenë nji sukses dhe kishte mundësue rritjen e kapaciteteve bërthamore ushtarake të vendit të tij.

“Na kemi arritë qëllimin për armën bërthamore”, theksoi lideri koreano-verior tue u shpreh disa orë mbas dënimit të ashpër për l’shimin e kësaj rakete nga Këshilli i Sigurimit i OKB’s, në New York.

 

Shperndaje në: