Ec shlirë e raporto ngacmimet seksuale

Deklaratave të Kryeministrit Isa Mustafa, i cili ditë ma parë tha se gratë po kullosin fonde nga jashtë, iu përgjigj sot aktivistja e shoqnisë civile, Igballe Regova e cila tha se sot kanë dalë me kullotë me nji fond shumë të vogel, për nji punë shumë të madhe.

Keto deklarata ajo i bani gjatë lansimit të aplikacionit “Ec shlirë”, i cili mundëson raportimin e ngacmimit seksual përmes telefonave të mençun, të mundësuem nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Open Data Kosovo dhe Girl’s Coding Kosova.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kanadasë në Kroaci e jorezident për Kosovën Daniel Maksymiuk, i cili tha se aplikacioni adreson shumë çashtje kulturore, por edhe ndërton marrëdhanie të forta me autoritetet e zgjedhuna dhe institucionet shtetnore.

Blerta Thaçi nga “Girl’s Cooding Kosova” tha se ky program asht pa pagesë tu’ se raportimi i ngacmimeve seksuale kryhet mbrenda pak sekondash.

Ky projekt ka gjetë mbështetje edhe nga Policia e Kosovës. Tahire Haxholli u shpreh e gatshme me ofrue të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Aplikacioni “Ec shlirë” fillimisht asht lëshue vetëm për ata që përdorin Android, por pritet që shpejt me qenë në disponim edhe për telefonat tjerë të mençun.