Edhe Adem Grabovci e ka nji lutje për Qeverinë!

Paralajmërimet e njerëzve të afërt me kryeministrin Isa Mustafa, se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ka me u dërgue këtë javë për ratifikim në Parlament, nuk ka marrë dritën jeshile nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të paktën, kështu asht deklarue për “Indeksonline”, shefi i Grupit Parlamentar nga kjo parti, Adem Grabovci.

Ai ka thanë se Qeveria e Republikës duhet me u tregue e kujdesshme dhe me i shtjerrë krejt mundësitë për këtë çashtje, e tek pastaj me sjellë për ratifikim në Kuvend.

Simbas tij, debati rreth marrëveshjes së demarkacionit asht nji çashtje e cila asht pengue në kohën kur asht dasht me ardhë në Parlamentin e Kosovës.

 

ademgrabovciiiiiii