Edhe Apeli e len me u mbrojt në liri ‘Dajen’

Azem Syla dhe të akuzuemit tjerë në rastin ‘Toka’ kanë me vazhdue mbrojtjen e tyne në liri.

Vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka mbështet edhe Gjykata e Apelit, tue refuzue kerkesën e Prokurorisë për kthimin e të dyshuemve në paraburgim.

Për këtë ka tregue avokati i ish-deputetit të PDK’s, Tomë Gashi, i cili thotë se aktgjykimi i Apelit e banë të plotfuqishëm vendimin e 15 Gushtit për lirimin e të paraburgosunve në fjalë.

Ky asht postimi i Gashit:

Zotni Azem syla,do te mbrohet ne liri deri ne perfundim te procedures penale ne rastin ..Toka..

Sot gjykata e apelit ka refuzur ankesen e Prokurorit te eulexit me te cilen ankes aj ka kerkuar qe z. Azem Syla , z.Hajrulla Berisha dhe z.Nuhi Uka te rikthehen ne paraburgim pas lirimit te tyre me 25 gusht 2016
Gjykata e apelit ka konsideruar se nuk ka asnji arsye ligjore qe te ndryshohet aktvendimi me te cilin ata jan liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi eshte i plotfuqishem apo i formes se prere.

Daja dhe te tjertet do te mbrohen nga liria ne ket qeshtje penale .