Edhe Austria ndërton mur kundër emigrantëve

Vendeve të shumta europiane që kanë ngritë mure kundër emigrantëve, iu bashkue sot edhe Austria.

Shefi i policisë së Tirolit të Jugut, Helmut Tomac deklaroi se Austria ka nisë ndërtimin e nji strukture 250 metra të gjatë, e cila ka me pengue kalimin e refugjatëve nga Italia për në Austri.

Struktura ka me u ndërtue në afërsi të autostradës dhe hekurudhës që lidh të dy vendet europiane.

Në këtë zonë ka me u hapë edhe nji qendër e regjistrimit, ndërsa punimet priten me përfundue mbrenda muejit të ardhshëm, – tha Tomac, tue shtue se megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Vjenës.

Ndërsa simbas autoriteteve austriake, muri asht vetëm nji masë parandaluese për mos me lejue rritjen e numrit të emigrantëve përtej shifrës 35 mijë, sa asht plani vjetor për Austrinë.

Por kjo nisëm e Austrisë asht kundërshtue që prej disa ditësh nga nji pjesë e qytetarëve, por edhe nga disa forca politike në të dy vendet.