Edhe Britania nderton muri 4 metra, qe për çka!

Britania planifikon me ndërtue nji muri gati katër metra në Calais për me ju pamundësue refugjatëve me kalue kanalin, ka njoftue Qeveria.

“Njerëzit ende po e bajnë këtë, na i kemi ba pengesat por tash kemi me ndërtue edhe nji mur”, tha ministri i imigracionit Robert Goodwill.

Muri 4 metërsh i naltë do të shtrihet për nji kilometër përgjatë rrugës së dyfishtë që i afrohet portit.

Ai asht dizajnue me i ndalue refugjatët të ngjiten për kamiona apo automjete tjera për nji përpjekje për me hy në Britani.