Edhe Çekia dergon ndihmë teknike për Maqedoninë!

Zjarrëfikësit çekë kanë me dergue gjenerator elektrik dhe pompa për pastrimin e llumit nga vërshimet, ku para ca ditësh e preku Maqedoninë.

Karvani humanitar ka me zbrit sot, informoi zadhanësja e Drejtorisë së përgjithshme kundër zjarrit të Çekisë, Nikoll Zaorllova.

‘Çekia, e cila ka përvojë të pasun mbi zgjidhjen e zonave të vërshueme, Maqedonisë i ka ofrue 8 gjeneratorë dhe 47 pompa për pastrimin e llumit dhe vendi e ka pranue ofertën’, tha Zaorllav.

Karvani humanitar pritet me arritë këtë të Shtunë dhe do të pranohet nga pushteti lokal në Shkup në prani të ambasadorit çek.