Edhe cili shtet po mendon me u largue nga BE?

Përveç Britanisë së Madhe, nji tjetër shtet i Bashkimit Europian po e mendon largimin.
Republika Çeke po mendon të ba nji referendum për largimin apo jo nga BE. Kështu ka deklarue Presidenti çek Milos Zeman.
“Personalisht jam në favor të referendumit për largimin apo jo nga BE”, tha Zeman.
Ai shtoi se për të asht në rregull me vazhdue qëndrimin në BE, por qysh tha ai, duhet me iu dhanë mundësia edhe qytetarëve të shprehen.
Tue e pa gjendjen që asht krijue në BE për shkak të krizës së refugjatëve, vështirë se çekët kishin me kundërshtue braktisjen e unionit, – shtoi Zeman.