Edhe Erdogan ka nji koment për tensionet SHBA-Kore e Veriut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu shpresën se kërcënimet mes Shteteve të Bashkueme të Amerikës (SHBA) dhe Koresë e Veriut nuk kane me u shendrrue në nji konflikt të vërtetë.

Mbas faljes në namazit të xhumasë në xhaminë Hazreti Ali, Erdogan, iu asht përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

“Rreth 16 vende në botë kanë arrie nji nivel serioz për sa i përket zhvillimit të armëve bërthamore. Në mesin e tyne janë tri vende të cilat kanë fuqi të madhe kur bahet fjalë për armatimin bërthamor. Na shpresojmë se kërcënimet mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut nuk kane me u shendrrue në nji konflikt të vërtetë, i cili mundet mos me u kufizue vetëm në mes të dy vendeve. Kjo mundet me inicue nji proces tjetër kërcënimesh. Shpresoj që në këtë drejtim të arrihet zgjidhje politike”, tha Erdogan.