Edhe Franca uron Hashim Thaçin për zgjedhjen e tij President

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, përmes nji deklarate ka urue zgjedhjen e Hashim Thaçit, President i Kosovës.

Tue e përshëndet zgjedhjen e Presidentit, Franca ka shprehë keqardhje për rrëmujën dhe dhunën që e përcjellën këtë proces.

“Franca fton gjithë të zgjedhunit për dialog në kuadër të nji debati të qetë parlamentar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.

Aty thuhet se asht me randësi të vazhdohen reformat kryesore në vend, në veçanti konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë simbas marrëveshjes të Brukselit, të 19 Prillit 2013.

“Franca mbështet Kosovën në rrugën e përafrimit me Bashkimin Europian”, thuhet në fund të urimit të Francës.

 

france