Edhe Haxhiu i çon selam Qeverisë për Demakacionin!

Deputetja e Levizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka thanë se miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin asht e damshme.

Haxhiu ka thanë se qeveria pa i shqyrtu faktet e tryezës së mbajtun me 3 Gusht e thirri mbledhjen dhe e procedoj këtë marrëveshje për Kuvend.

Ajo ka shtue se asht e pavërtetë ajo se kjo marrëveshje mbështetet në pakon e Ahtisarit, deklaratën e Pamvarësisë së Kosovës.
“Janë nji sërë argumentesh që ky projektligj të mos përkrahet. Qeveria po e provokon situatën dhe me këtë mund të them se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet me kundërshtimin e saj dhe pergjegjësinë për tensionimin e situatës”, ka thanë Haxhiu.

 

2-vvvv