Edhe Ilir Deda ‘godet’ presidentin Thaçi lidhun me dialogun

ilirdedaaaa

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda, e cilëson dialogun me Serbinë si çashtje nacionale, për të cilën duhet të merret vendim me koncensus të gjanë të skenës politike, dhe ketë, nuk duhet me vendosë vetëm Presidenti Thaçi.

Deda, në Facebook, ka shkrue se Presidenti Thaçi duhet me marrë aprovimin e partive, para se të merret vesh me homologun e tij serb, Aleksander Vucic, për vazhdimësinë e dialogut, tue kalue në nji fazë të re të tij.

Ky asht shkrimi i plotë i Dedës:

Interesi shtetëror i Kosovës në dialog duhet të ndërtohet vetëm me konsensus të gjerë të partive politike. Ate nuk mund t’a ndërtojë asnjë bartës institucional krye në veti.Para se të ndërmerr hapa të njëanshëm, kryetari i Kosovës duhet të merr aprovimin e partive politike në Kosovë. Hashim Thaçi nuk është person privat që të merret vesh me Aleksandër Vuçiqin për “fazë të re të dialogut” me Serbinë. Me historinë e tij në dialog ku nuk e ka përfaqësuar interesin e Kosovës dhe ku nuk e ka respektuar Kushtetutën, Thaçi si kryetar i Kosovës – dhe krye në vete – nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin.