Edhe Jahjaga po e pastron Kosovën

Ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, sot iu bashkue iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, tue thane se iniciativa e sotme duhet me vetëdijësue koston që ndotja e ambientit shkakton në shëndetin e njerëzve.

“Sot iu bashkova iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën. Shpresoj që iniciativat si kjo e sotme të na vetëdijesojnë për koston që ndotja e ambientit ka në shëndetin tonë dhe të na ndërgjegjësojnë për ruajtjen e tij”, shkruejti Jahjaga në Facebook.

jahjaga jahjaga1 jahjaga2