Edhe Kadri Veseli i ka dy fjalë për dhunën ndaj të mitunës n’Rahovec!

kadri-veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka quejt të tmerrshme e që nuk duhet të përsëriten kurrë ma, ato të dhunës shfrenuese në Ratkoc të Rahovecit.

Në pamjet e incizueme nga bashkëmoshatarët e saj shihet se si mixha me dy të tjerë godet pa mëshirë vajzën e vellaut.

“Pamjet e dhunës ndaj një vajze të mitur në Rahovec ishin tmerruese. Pamje të tilla nuk duhet t’i shohim më kurrë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë demokratike. Drejtësia duhet sa më shpejt të veprojë”, ka shkrue Veseli.