Edhe Kadri Veseli kujtohet për vendimin e Apelit për ‘Kleçken’

kadriaaa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Kleçka”.

Simbas Veselit, ky vendim deshmon edhe njiherë se lufta ishte e pastër dhe e drejtë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Përshëndes vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit për rastin e ashtuquajtur “Kleçka”.

Ky vendim dëshmon edhe njëherë se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër.

Ftoj të gjithë qytetarët e vendit tonë, t’i besojnë shtetit ligjor dhe të punojmë bashkarisht në fuqizimin dhe sundimin e drejtësisë. K.V