Edhe këtë vit, Kosova ndër pasaportat ma të këqija në botë

Pasaporta si document udhëtimi na hap dyert për me i kalue kufijtë ndërkombëtarë. Por, edhe këtë vit Kosova renditet në kategorinë e përmbajtjes së pasaportave ma të këqija në botë.

Momentalisht pasaporta gjermane asht ma e mira, me të cilën pa viza udhëtohet në 177 vende.

Simbas Indeksit të Kufizimit të Vizave për 2016’n, pasaportat ma të mira në bazë të lejimit të depërtimit në vende të ndryshme pa viza, asht si ma poshtë:

1. Gjermania – 177 vende
2. Suedia – 176 vende
3. Finlanda, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkueme – 175 vende
4. Belgjika, Danimarka, Holanda, SHBA – 174 vende
5. Austria, Japonia, Singapori – 173 vende
6. Kanada, Irlanda, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Koreja e Jugut, Zvicra – 172 vende
7. Greqia, Zelanda e Re – 171 vende
8. Australia -169 vende
9. Malta – 168 vende
10. Hungaria – 167 vende
11. Sllovakia – 165 vende
12. Lihtenshtajni, Malajzia, Sllovenia – 164 vende
13. Letonia – 163 vende
14. Estonia, Lituania – 162 vende
15. Polonia – 161 vende
16. Monako – 160 vende

Ndërsa, në bazë të statistikave për pasaportat, të cilat i mbajnë qytetarët ma t’izoluem, renditet edhe Kosova.

94. Liberia – 43 vende
95. Koreja e Veriut, Mianmar – 42 vende
96. Bangladeshi, Libani, Shri Lanka – 39 vende
97. Kosova, Sudani i Jugut, Jemeni – 38 vende
98. Eritrea, Etiopia, Irani, Nepali, Territori Palestinez, Sudani – 37 vende
99. Libia – 36 vende
100. Siria – 32 vende
101. Somalia – 31 vende
102. Iraku – 30 vende
103. Pakistani – 29 vende
104. Afganistani – 25 vende