Edhe kjo agjenci e intelegjences në “Panama Papers”

panama-papers

“Mossack Fonseca” për të mshef aktivitetet asht përdor edhe nga agjenci të inteligjencës së disa vendeve të botës, përfshi këtu edhe CIA’n e cila ka përdor shërbimet e firmës ligjore në Panama.

Lajmi bahet i ditun nga gazeta “Sueddeutsche Zeitung” (SZ), që citon dokumentet e rrjedhuna.
“Si agjentët ashtu edhe informatorët e tyne kanë përdor shërbimet e kompanive offshore”, shkruen gazeta, ku që në fillim të këtij mueji publikoi materiale të bazueme në 11.5 milionë dokumente të firmës ligjore panameze, në atë që konsiderohet si nji ndër rrjedhjet ma të mëdha të korrupcionit në historinë e gazetarisë.

Agjentë të inteligjencës, simbas SZ, kanë ble kompani offshore për të mshef aktivitetet e tyne dhe ndër to ka edhe agjentë të CIA’s.

Gazeta citon ndër të tjera se në dokumentet e “Panama Papers” përfshihen edhe zyrtarë të administratës së Reaganit, në skandalin e njohun si afera “Iran – Contra”, ku agjentët lejuen kontrabandën e armëve me Iranin në kambim të lirimit të pengjeve amerikanë, në 1980.

Skandali “Panama Papers” zbuloi se pjesë e listës së zezë janë edhe disa figura publike që kanë përdor kompani offshore për të mshef të ardhunat, shmangin taksat e evazionit fiskal.

 

ciaa