Edhe kjo gazetë e fuqishme i jep mbështetje Hillary Clintonit

hillary

E përditshmja e famshme “Washington Post” njoftoi sot, ashtu si shumë gazeta të tjera amerikane, se do të mbështesë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, tue theksue se asht po aq e impresionueme nga kompetencat diplomatike të demokrates sa e shqetësueme nga prespektiva për me pa republikanin, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Hillary Clinton ka potencialin për me qenë nji presidente ekselente e SHBA’së dhe ne e mbështesim pa hezitue”, shkruen e përditshmja amerikane.

“Por na nuk shpallim mbështetjen tonë vetë sepse kundërshtari i Clinton asht i frigshëm”, shtoi gazeta që e përmend shumë pak miliarderin, transmeton atsh.

Kandidatja e partisë demokrate asht kambëngulëse, rezistente, e vendosun dhe inteligjente”, vlerësoi “Washington Post”, tue gjykue se pikat e saj të forta janë më shumë se dobësitë apo gabimet e së kaluemes.