Edhe kjo ndodh, vjedhet shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit!

lumeziii
Nji vjedhje ka ndodh në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në nji shtëpi private.
Për këtë rast në polici asht ankue nji femën me inicialet B.L.
Por, Klan Kosova nga burime të saj merr vesh se kjo shtëpi asht e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rasti asht konfirmue edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës.

Në nji njoftim për media thuhet se menjiherë mbas marrjes së informatës, njisitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tash po vazhdojnë me ndërmarrjen e krejt veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit/nave  të dyshuem si dhe ndriçimin e krejt rrethanave që kanë të bajnë me rastin.