Edhe Kosova bahet me detektivë privatë, po çka zbulojnë ata!

Ka pa rëndësi nëse frymëzimi u ka ardh nga përpjekja për me ba pare në këto kohë të vështira apo nga ndonji prej serialeve që për bazë kanë spiunimin.

E randësishme asht se kosovarët kanë fillue me qenë kreativë deri në atë pikë sa me krye edhe punë spiunazhi për llogari të burrave apo grave që dyshojnë se partnerët ja dredhin me tjetrin apo tjetrën.

E mundësia e njoftimit për secilën punë apo biznis që do ta bash, nuk ka qenë kurrë ma e lehtë sesa tash nepërmjet rrjeteve sociale.

Nji e tillë rezulton të jetë hap të Shtunën me 30 Korrik dhe nuk asht dosido, por mban emnin Kosovo Dedective, raporton lajmi.net.

Në përshkrimin e dhanë ku asht vendos edhe e-maili për kontakt, por asnji adresë dhe asnjë numër telefoni, saktësohet se këta detektivë kryejnë hetime private.

 

1-detektivt
Pyetjet që këta detektivë privatë pretendojnë me ju dhanë përgjigje janë të shumta, për të gjitha çiftet që ndjejnë se diçka nuk shkon në rregull në lidhjen e tyne.

“Kur frika e pabesisë bahet nji pjesë e jetës suej, ju keni nevojë për përgjigje!”, shkruen në përshkrimin e punës që bajnë këta detektivë e të publikueme dy ditë ma parë në faqen e hapun në Facebook.
“Hetuesit tanë merren me prova që ju ofrojnë juve që ju duhen për me ecë përpara me jetën tuej, na kemi me ba këtë në nji mënyrë të zgjueme dhe profesionale”, shkruejnë detektivët privatë.

“Detektivët që i kemi në shërbimin tuej” mund të zbulojnë pikëpyetjet që ju dyshoni!”.

 

2-detektiv
Por n’anën tjetër, këta detektivë duket se kanë harrue nji gja shumë të randësishme.

E ai asht Ligji!

Këta detektivë duhet ta dinë se me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhanave Personale, rrezikojnë burgun nëse ndërhyjnë në jetën dhe të dhanat private të tjetrit.

Neni 2 i këtij ligji saktëson se të dhana personale janë çdo informacion në lidhje me nji person fizik të identifikuem ose të identifikueshëm (subjekt i të dhanave).

Por ma shumë se kaq, pika 1.2 e këtij neni asht edhe ma specifike që flet për përpunimin e të dhanave personale.

“Çdo veprim ose një sërë veprimesh të cilat kryhen në të dhënat personale, qoftë me ose pa ndihmën e mjeteve automatike, siç janë: grumbullimi, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatshmëria ose ndryshimi, korrigjimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes transferimit, shpërndarjes ose mënyrave tjera të vënies në dispozicion, bashkimi ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi”.

 

detektivet