Edhe Kosova përkujton viktimat e 11 Shtatorit, qe aktivitetet!

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit të vitit 2001 në SHBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me njI ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite ma parë në SHBA.

Për me shënue këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton ka me ulë flamurit amerikanë në gjysështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezurna.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku mbas interpretimit të himneve të Kosovës dhe SHBA’ve, nji fjalë rasti ka me mbajt kryeparlamentari Kadri Veseli, nën patronatin e të cilit do të mbahet kjo akademi.

 Po ashtu, pritet me fole edhe Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Aktivitetet përmbyllen me nji ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 Shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.