Edhe Kosova pjesë e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve!

lumeziii

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranue njoftimin nga Këshilli Egzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë, se gjatë nji raundi të konsultimeve të mbajtun rishtazi, ky asociacion ka miratue kërkesën për anëtarësi organizative të pranueme nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

 

Në emën të Këshillit Egzekutiv, Sekretari i Përgjithshëm i IAP’s, Han Moraal, i ka shpreh mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, tue shpreh besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP do të kenë marrëdhanie të mira, të frytshme dhe afatgjate baskëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjellë nga kjo lidhje.

Një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorinë e Shtetit. Personi kontaktues për IAP-në, i caktuar nga kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të jetë përgjegjës të promovoj njohuritë në lidhje me rrjetin IAP dhe projektet e aktivitetet e IAP-së tek prokurorët që punojnë në gjithë institucionin e Prokurorit të Shtetit, duke shpërndarë lajmërime dhe publikimeve të IAP-së brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit.