Edhe KQZ ka propozime për reformën zgjedhore

Shefja e KQZ’s Valdete Daka, në debatin e thirrun nga presidenti për reformën zgjedhore ka thanë se institucioni që drejton ka propozimet për lehtësimin e zgjedhjeve dhe eliminim e mangësive ligjore.

“KQZ gjatë punës organizative të zgjedhjeve kemi vërejtë mangësi nga aspekti ligjor dhe teknik. Na kemi propozimet tona nga aspekti teknik siç janë lehtësimi i votimit jashtë vendit, pastrimi i listave zgjedhore, heqja e votës me kusht, e cila na ka nxjerr shume probleme si dhe përdorimi i teknologjisë informative. Shpresojmë që kjo reformë me u krye sa ma shpjet”, ka thanë Daka.