Edhe kryeministri ja jep lamtumirën Meucci’t

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, tue e vlerësue bashkëpunimin ndërmjet EULEX’it dhe institucioneve të Kosovës në avancimin e proceseve, gjatë kësaj periudhe.

Shefi i deritashëm i EULEX’it, Gabriele Meucci, vlerësoi progresin e arritun në Kosovë, tue e falënderue kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruem.

 

meuci-mustafa