Edhe Lëvizja për Bashkim ban homazhe në Prekaz

Me rastin e 18 vjetorit të Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, homazhe te varrezat e dëshmorëve kanë ba edhe delegacioni nga ana e Lëvizjes për Bashkim, të udhëhequn nga kryetari Valon Murati.

 

Pas homazheve delegacioni janë pritë në kullën e familjes Jashari, nga Rifat Jashari.

 

Murati në familjen e Jashari tha se “sakrifica dhe lufta e Ademit ,Hamzës dhe gjithë familjes Jashari ishte pika kyçqe e forcimit dhe mobilizimit të luftes çlirimtare, pa të cilën liria do të ishte e pamundur’’.