Edhe Maqedonia i mbyll kufijtë për emigrantë

Maqedonia asht deklarue se nuk ka me i lejue ma emigrantët me hy në shtet përmes kufinit të Greqisë, tue e bllokue kështu rrugën përmes Ballkanit, shkruen BBC.

Vendimi i Maqedonisë ka ardh mbasi Sllovenia ia ka bllokue hymjen emigrantëve përmes shtetit të saj. Edhe Kroacia e Serbia janë deklarue se nuk kane me lejue ma kalimin e emigrantëve përmes kufijve të tyne.

Mbas këtij vendimi rreth 13,000 emigrantë kanë mbetë pa të drejtë lëvizjeje në Maqedoni.

Përndryshe, këto vendime shtetet i kane marrë mbasi BE dhe Turqia kane përpilue nji plan për me ba zgjidhjen e krizës ma të madhe të refugjatëve që prej Luftës së II Botnore.

Simbas planit, gjithë emigrantët që arrijnë në Greqi nga Turqia, kane me u kthye mbrapa.