Edhe mediat e Argjentinës raportojnë për takimin e Thaçit me Papen (foto)

Bashkëkombasit e Papa Françeskut, duket se me vëmendje po e përcjellin çdo takim që Ati i Shejtë ka në Vatikan.

Mediat në Argjentinë sot kanë raportue për takimin e tretë ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Papa Françerskut.

Portali argjentinas, ‘Telam’ shkruen se Papa Françesku ka prit sot Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Në takimin e tretë ndërmjet tyne, që kur Papa Françesku u ba Papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio (Papa Françesku) e ndigjoi nga vetë goja e Thaçit “përkushtimin e tij për promovimin e dialogut dhe të pajtimit në Kosovë dhe Ballkan”, thanë burimet diplomatike të këtij portali argjentinas.

Simbas mediave atje, takimi ka zgjat mbi 40 minuta dhe u mbajt në Pallatin Apostolik.

 

Shperndaje në: