Edhe mediat serbe shkruejnë për rastin e pjesëtarit të FSK’s në SHBA

Rasti i pedofilizmit i kryem nga pjesëtari i FSK me të mitunën në SHBA, asht trajtue edhe në mediat serbe.

Pjesëtari i FSK’s, Ismail Sekiraqa asht arrestue në SHBA, nën dyshimin për kryemjen e raporteve seksuale me nji të mitun 16 vjeçare.

Zadhënësi i FSK’s, Ibrahim Shala ka thanë për media se Sekiraça, në kohën e arrestimit ka qenë në ushtrime në SHBA si toger në fushën e mbrojtjes kimike dhe biologjike.

“Hetimi asht tue vazhdue”, ka thanë Shala, i cili nuk ka dashtë me folë për detaje. Ky rast ka shokuar të gjithë opinionin kosovar, gja që ka ndikue që si lajm me zgjue interesim edhe në mediat e vendeve fqije.