Edhe Mustafen e priti Papa!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Meshës së djeshme për shejtnimin e Nanës Terezë, asht prit nga Papa Françesku.

Kryeministri Mustafa e ka falënderue përzemërsisht Atin e Shejtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shejtë për Kosovën dhe për popullin e saj.
Kryeministri Mustafa ka shpreh krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shejtnimin e Nanës Terezë, tue e falënderue Papa Françeskun për pritjen dhe respektin e ofruem për delegacionin e Kosovës në ceremonitë e organizueme me këtë rast.