Edhe Nikolic e jep alarmin për jetën e Vucic!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic asht shpreh i frigësuem në lidhje me gjetjen e armëve pranë shtëpisë së Aleksandar Vucic’it dhe nji atentatit të mundshëm kundër kryeministrit serb.

“Kjo paraqet nji problem të veçantë për kryeministrin dhe fakti që askush nga shërbimet e sigurisë nuk kanë informue se diçka po përgaditej”, ka thanë Nikolic.

Simbas tij asht tue u punue pakuptimshëm dhe furishëm për përpjekjet që të kthehen në 2003’ten, kur u vra ish-kryeministri Zoran Đinđić.

“Po më dhimbset Aca jem (shk. Aleksander) se po kalon si Dindic”, ka shtue Nikolic, teksa ka potencue se Vucic i duhet Serbisë.

Kur presidenti Nikolic u pyet nga “Kurir” se atmosfera aktuale në Serbi ngjan me atmosferën në prag të vrasjes së Dindic,  dhe a vjen ky kercënim nga e njajta kuzhinë, Nikolic ka thanë se si çdo qytetar tjetër serb mendon njajtë, por ai ju kalon përgjegjësinë shërbimeve sekrete dhe të sigurisë që të kenë gjendjen në kontroll, mbasi për atë janë betue.